×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Dyshohet se aksidentalisht ra në lumin Morava”, vdes 69 vjeçari nga Ferizaji

    Insajderi
    05 March 2024 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur një person nga Ferizaji, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Morava afër pikës kufitare te “Dheu i Bardhë”.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( 1955 ) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dhe I bardhë’’, u shpreh Hashani.

    Sipas informatave të para I ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu I bardhë ‘’.Në afërsi të  parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”.

    Ai shtoi se në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin.

    Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark