×
  • Sport
  • Sport

    E dashura e Nagelsmannit ndikoi direkt në shkarkimin e tij

    Insajderi
    25 March 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëdhënia e Julian Nagelsmannit me gazetaren e gazetës gjermane “Bild” ka qenë “problem shumë i madh” në Bayern Munich, ka thënë të shtunën Markus Babbel, ish-futbollist i Bayernit, Hamburgut, Liverpoolit, Blackburnit e Stuttgartit.

    Lena Wurzenberger tani është larguar krejtësisht nga mediumi, pak pasi ndaloi së shkruari rreth Bayern Munichut kur nisi të takohej me Nagelsmannin.

    Pavarësisht kësaj, ka pasur mungesë besimi në klub para shkarkimit të Nagelsmannit, për shkak të kësaj marrëdhënie.

    Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Babbel, ka thënë për gazetën zvicerane “Blick” se marrëdhënia e tyre ka qenë temë diskutimi në dhomat e zhveshjes.

    “E di se marrëdhënia e Nagelsmannit me gazetaren e ‘Bildit’ ka qenë temë e madhe diskutimi në dhomat e zhveshjes. Nuk ka shkuar mirë ajo periudhë. E dashura e tij ka qenë problem për Bayernin. Ka pasur mungesë besimi sepse disa lojtarë nuk ishin në gjendje të komunikonin atë që e mendonin, sepse ishin të frikësuar se do të mund të përfundonin në artikuj të gazetës”, ka thënë ai.

    Nagelsmann u shkarkua nga Bayerni këtë javë dhe është zëvendësuar nga Thomas Tuchel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark