×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E kapi për fyti ish-gruan dhe e goditi me tavolinë deri i ra të fikët, Gjykata merr vendim për të pandehurin

    Insajderi
    02 March 2023 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me tetë vjet burgim të pandehurin Sh. P. për vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor” ndaj ish-bashkëshortes së tij.

    Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se i pandehuri Sh. P., me datë 19 dhjetor 2021 rreth orës 19:00 në Gjakovë, me mjet të fortë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore ish bashkëshortes e tij të dëmtuarës A. A., pastaj i pandehuri e kishte kapur për fyti e kishte gjuajtur për dysheme deri sa të dëmtuarës filloi t’i humbë vetëdija.

    “Për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark