×
  • Showbiz
  • Show

    E nominuar sonte në BBVK – Motra ka një mesazh për Mbresën dhe thotë se i ka borxh diçka

    Insajderi
    06 March 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte është prime i radhës së Big Brother VIP Kosova, derisa konkurrencë dhe lojë e fortë po bëhet sa më shumë që po afrohet finalja.Katër banorët e nominuar këtë javë kanë qenë Mbresa, Andi, Gresa dhe Bruno. Njëri nga katër banorët do të eliminohet sonte nga gara për çmimin e madh, shkruan Insajderi.

    Mbresa është njëra nga banorët që me të hyrë në shtëpi ka marrë vëmendje me lojën dhe debatet e saj. E si e shohin lojën e Mbresës familjarët e saj, për Gazetën Insajderi ka folur motra e Mbresës, Andisa Hajrullahu.

    Andisa tha se nuk e sheh si të rrezikuar sonte Mbresën por edhe nëse do të eliminohej do ta prisnin me kokën lartë e shumë dashuri.

    “Natyrisht që Mbresen ne që nga dita 1 e kemi mbështetur si familje. Edhe nga brenda ajo na ka dëshmuar që është e fortë, dhe arma e saj më e fortë është ndjeshmëria. Nuk e shoh të rrezikuar nga këndveshtrimi im, pasi qe ka dhëne shume. Mirëpo, edhe nëse do te ishte Mbresa e eleminara e sotme, jemi me koke lart dhe me shumë dashuri duke e pritë”, tha Hajrullahu.

    Ajo shtoi se Mbresën e sheh në finale në bazë të guximit dhe drejtësisë që e ka.

    “Unë mundohem ndonjëherë ta gjykoj sikur një shikuese e jo familjare. Tash do te them qe PO, e shoh shumë shumë larg. E shoh nga drejtësia e guximi qe ajo ka. Mendoj që Mbresa ka treguar cilësi që i duhen një finalisteje dhe një fituesi. Siç edhe e thash, une nga jashtë, duke pare cdo gjë, nuk do dija ta këshilloja aq mirë. Besoj që Mbresa na ka me borxh finalen, mua dhe mijra njerëzve qe shkruajnë mesazhe qe gjejnë veten tek Mbresa, qe Mbresa i ka bere te flasin ndryshe për shume gjera”, shtoi motra e Mbresës, Andisa Hajrullahu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark