×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E stiluar nga shqiptarja, Kim Kardashian po bën namin me daljen e fundit

    Insajderi
    26 September 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i famshëm botëror Kim Kardashian ka provuar stile të ndryshme flokësh dhe prerjesh, që padyshim i janë përshtatur shumë bukur.

    E kemi parë me flokë të gjatë me valëzim, bionde e brune, me balluke dhe tashmë me këtë stil të ri, që Kim sapo ka krijuar ka shkaktuar shumë zhurmë në shtypin rozë. Ajo ka bërë një prerje të flokëve madje akoma më të shkurtër se mamaja e saj Kriss Jenner dhe me vetulla super të holla.

    Të hënën, Kardashian e nisi javën duke zbukuruar kopertinën e botimit të fundit të Muses Issue të CR Fashion Book. Në foto themeluesja e SKIMS, u shfaq me një pamje tipike të viteve ’90. Veshur mbante një kanotiere të papastër, me syze.

    42-vjeçarja u shfaq në numrin e fundit të “CR Fashion Book” me një look tejet të veçantë që të kthente pas në kohë. Në një nga fotot Kim Kardashian mbante veshur një kanotiere me njolla, kurse në të tjerat u shfaq herë me pulovër të zezë dhe herë me një të kuqe, kombinuar më një minifund tutu.

    Mes syresh, nuk mungoi as kjo foto sensuale me reçipeta tyli me lule që mbajnë firmën e stilistes së suksesshme shqiptare, Nensi Dojaka.

    Dojaka, cilësuar nga mediet e huaja si “ylli i feminilitetit”, është shndërruar në një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së lingerie. Puna e plodhur dhe pasionante përkthehet jo vetëm në modele unike, por edhe në çmime prestigjioze, siç është “British Fashion Council” për talentet e reja në “Fashion Awards 2021” apo çmimi prestigjioz nga fondacioni i “Louis Vuitton” për stilistët e rinj.

    Bella Hadid, Dua Lipa, Hailey Bieber, Emily Ratajkowski dhe së fundmi Kim Kardashian, janë disa prej yjeve që kanë veshur krijimet e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark