×
  • Showbiz
  • Show

    Edoni: Nëse do të hyja prapë në Big Brother nuk do të hyja si Victoria, boll është

    Insajderi
    13 January 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I eleminuari i fundit i Big Brother Vip Kosova, Edon Shileku i cili në garë hyri si Victoria dhe doli si Edoni, ka deklaruar se po t’i jepej edhe një herë mundësia për të hyrë në shtëpi nuk do të hynte si Victoria, shkruan Insajderi.

    Ai tha se po ti bëhej ftesa për të hyrë prapë në shtëpi nuk do të mendonte dy herë që të kthehej.

    ‘’Edhe nëse kisha hi ksi heri nuk kisha hi për kauzë të caktune po kisha hi për Edonin, për mi fitu qato 200 mijë euro. Se e di që kom kapacitet edhe njerëzit jashtë e kanë pa që kom kapacitet’’, ka thënë ai.

    Ndryshe, ka deklaruar edhe se nuk është penduar fare që ka hyr si Victoria pasi ndikimi që ka pasur tek njerëzit është shumë më i vlefshëm se 200 mijë euro.  Andaj, edhe misionin si Victoria e ka të përfunduar dhe po ti duhej të kthehet do të kthehej si Edoni jo në emër të kauzës.

    Shileku ka thënë se nga përfaqësimi që ia ka bërë komunitetit LGBTQ+ në Big është shndërruar në një ikonë të komunitetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark