×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive – Kjo është kërkesa e ATK-së dërguar Prokurorisë për nisjen e hetimeve rreth skandalit 7 milionësh

    Insajderi
    27 November 2020 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ditë pasi që Gazeta Insajderi, ka publikuar skandalin e Administratës Tatimore të Kosovës për shlyerjen e 7 milionë eurove ndaj kompanisë së oligarkut Saimir Mane, ATK ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit nisjen e hetimeve.

    Insajderi nga burime brenda prokurorisë ka siguruar kërkesën e ATK-së, e cila i është dërguar kryeprokurorit Aleksander Lumezi.

    “Me qëllim të ruajtjes së integritetit të ATK-së, kërkojmë trajtim të shpejtë të këtij rasti, sepse do të ishte shumë me interes për institucionin”, thuhet në kërkesën e ATK-së.

    Kërkesën dërguar prokurorisë e konfirmoi edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

     “ATK sot ka dorëzuar kërkesën në Prokurorinë e Shtetit me numër protokolli 12-06-3983 përmes së cilës kërkon nga prokuroria që të hetoj pretendimet e gazetës Insajderi, lidhur me shkrimin e publikuar dje me datë 26.11.2020”.

     “ATK mbetet e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për sqarimin apo hetimin e çfarëdo rasti përfshirë, si dhe rastin konkret”, thuhet në njoftimin e ATK.

    Gazeta Insajderi ka raportuar të mërkurën për skandalin e madh të ATK-së, i cili institucion e ka ngarkuar fillimisht me mbi shtatë milionë euro borxhe tatimore NewCo Ferronikelin, kompaninë në pronësi të Saimir Manes.

    Por një proces i dyshimtë, pjesë e të cilit ishte hetuesi që kishte zbuluar skemën e mashtrimit financiar, ia ka fshirë ato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark