×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Lirohen 10 zyrtarët policorë të arrestuar në rastin “Pika 1”

    Insajderi
    03 June 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga arresti shtëpiak 10 zyrtarët e dyshuar në rastin “Pika 1”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se masa i është ndërprerë: Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Benon Këpuska, Kreshnik Arllati, Sami Hajdari, Uran Mati, Afrim Deda, Avdi Perolli, Mehmet Manxhuka e Shaqir Krasniqi.

    Të njëjtit dyshoheshin për veprat penale, pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar, blerje dhe posedim dhe shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, marrje ryshfeti si dhe ushtrim i ndikimit e kontrabandim me mallra.

    Vendimi është marrë me 25 maj.

    Dhjetë zyrtarëve iu ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak nga 13.04.2022 e që ishte e paraparë të mbahej deri më 14 qershor 2022.

    Kujtojmë se të hënën e 14 marsit u arrestuan 50 zyrtarë të shtetit. Komandantë, togerë, policë e doganier. Shërbenin në dy pikat kufitare me Shqipërinë. Qafë Morinë e Qafë Prushi.

    48 policët e 2 doganierët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata vepronin kryesisht duke marrë ryshfet përmes shallterit në kufi, ky kryesisht qytetarët i fusnin paratë e ryshfetit në dokumente. Polici pastaj i merrte ato, i fuste në ndonjë letër në tavolinë, por më shpesh nën këmbë në karrige, për ti futur pastaj nëpër xhepa pasi ngriteshin nga karrigeje.

    Dosja që e kishte InDoks zbulonte se ryshfeti që këta policë kanë marrë nis prej 5 eurove e deri në 400 euro në raste të veçanta. Ose në disa raste, siç zbulojnë përgjimet, ishin diskutuar ryshfete deri në veturë golf 6 për ta kaluar pa kontroll një mall që vlente deri në 300 mijë euro vlerë.

    Lexo edhe:

    Këto janë ‘kodet’ që përdoronin policët e arrestuar në rastin “Pika” derisa pranoni ryshfetin

    Haraçi i policëve kosovarë në kufirin Kosovë-Shqipëri, dosja ekskluzive e operacionit “Pika”

    “50 policë e doganier të korruptuar” – InDoks sjell detaje ekskluzive të aksionit “Pika”

    “Kufiri në Qafë Morinë e Prush është shndërruar në korridor të grupeve kriminale”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark