×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive – shteti e liron Abedin Salihun, biznesmenin e përfshirë në aferën “Brezovica”

    Insajderi
    24 May 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Abedin Salihu, biznesmeni lipjanas i përfshirë në rastin “Brezoica”, është liruar nga shteti, zbulon Gazeta Insajderi.

    Rastin e ka konfimruar edhe Rasim Maloku, prokurori i rastit “Brezovica”.

    “Para dhjetë ditësh Abedin Salihu është paraqitur në drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ka dhënë deklaratë, dhe për momentin është i lirë”, ka thënë Maloku, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në deklaratën e tij, ka thënë se kinse ka pasur problem jashtë – problem shëndetësore, COVID-in”, ka thënë tutje Maloku.

    Deri para dhjetë ditësh, Salihu ka qenë në arrati. Gazeta Insajderi në mars pati raportuar ekskluzivisht se multimilioner kosovar, kishte ikur nga shteti, pavarësisht se kërkohej nga Policia.

    Salihu sipas Prokurorisë dyshohet se në kundërshtim me Ligjin që mbron Parkun Nacional “Sharri”, e ka ndërtuar hotelin “Brezovica Hotel Spa”, pronar i së cilit është ai. Mbi të fundit tash rëndon vepra “degradim dhe shkatërrim” i ambientit të Brezovicës./Gazeta Insajderi/

    Lexo të gjitha shkrimet e Gazetës Insajderi për Abedin Salihun:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark