×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ermonela Jaho nominohet për Opera Awards

    Insajderi
    02 March 2016 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho është nominuar në “International Opera Awards” për çmimin e publikut, i cili do të shpallet më 15 maj.

    Këngëtarja shqiptare është përzgjedhur nga juria e Opera Awards, mes tetë emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare. Votimi i publikut bëhet online, ku të gjithë në mbarë botën kanë të drejtën e votës.

    Jaho konkurron me emra të tillë si Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

    Nominimet janë hartuar nga juria e kryesor nga kryeredaktori i Opera Magazine dhe kritik muzike në The Daily Telegraph, John Allison. International Opera Awards u themelua në 2012, dhe qëllimi i saj është të rrisë profilin e operas si një formë arti si dhe të krijojë mundësi për bursa për talentet e reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark