×
  • Sport
  • Sport

    Fansat e Lille të dashuruar pas Edon Zhegrovës – sulmuesi shqiptar dhuroi spektakël kundër Strasbourg

    Insajderi
    12 February 2023 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri një tjetër paraqitje të mirë për Lille në ditën e sotme kundër Strasbourg në fitoren 2-0.

    Sulmuesi kosovar më në fund ka fituar zemrat e tifozëve të Lille. Paraqitjet e tij bindëse kanë ndikuar për diçka të tillë.

    https://twitter.com/i/status/1624824483998466049

    Sot kundër Strasbourgut ai ishte më meritori pse skuadra e tij e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë. Ai fitoi penalltinë duke u penguar në zonë të rreptësisë. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 73’.

    Në këtë periudhë kohore ai ishte shumë i lëvizshëm në fushë dhe shumë bashkëpunues me lojtarët tjerë të skuadrës së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark