×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e Thaqit pas barazimit ndaj Dukagjinit

    Insajderi
    16 April 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka thënë pas barazimit me Dukagjinin se është i kënaqur me lojën e krijuar, por jo me rezultatin në fund. Dukagjini e Drita barazuan pa gola të dielën në Klinë, në kuadër të xhiros së 29-të.

    “Jam i kënaqur me lojën por jo me rezultatin. Rastet më të mira i patëm në pjesën e parë, nuk i shfrytëzuam. Ky është ndonjëherë futbolli. Ne e kemi ditur se do ta kemi të vështirë. Dukagjini ka lojtarë me eksperiencë që e menaxhojnë rezultatin. Nuk arritëm t’i marrim pikët e plota dhe duhet të luftojmë deri në fund për një gjë të tillë”, theksoi Thaqi fillimisht.

    Ndeshjen e radhës Drita e luan në shtëpi kundër Prishtinës, skuadër të cilën trajneri Thaqi e vlerëson shumë.

    “Sezoni pranveror ka synimet e qarta, secila skuadër organizohet dhe dallon nga sezona vjeshtore. Ndryshimet që i ka bërë Prishtina kanë ndikuar sepse ka marrë rezultate pozitive. Ne e respektojmë kundërshtarin”, tha Thaqi. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark