×
  • Showbiz
  • Show

    Fjolla Morina: E fal hajdutin por jo mashtruesin, i pari të vjedh nga halli ndërsa i dyti të tradhton për qejf

    Insajderi
    03 March 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Fjolla Morina koheve të fundit ka marrë vëmendje nga mediat rozë për jetën e saj private dhe gjendjen e saj emocionale.

    Së fundmi Fjolla Morina publikoi një pyetje interesante për ndjekësit e saj në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory: “Pyetja e ditës: Cilin do ta falnit më lehtë? Një që ju mashtron, apo dikë që ju vjedh? Hajdutin, apo mashtruesin”.

    Dhe në një fotografi të publikuar vetëm pak minuta më vonë, ajo tregoi se personalisht e falë hajdutin para mashtruesit.

    “Unë e falë hajdutin se mashtruesi kur të tradhton të mashtron, të pres në besë. Kurse hajduti mundet me të vjedh edhe nga halli. A mashtruesi i bën gjithë gjërat nga dëshira e qejfi i vet”.

    Nga postimet e fundit të këngëtares, vërehet se Fjolla është vërtet e zhgënjyer nga persona të caktuar në jetën e saj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark