×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Flet një nga mjekët që i shpëtoi jetën tifozit në sfidën Cadiz – Barcelona

    Insajderi
    13 September 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi në zemër që pësoi një tifoz gjatë sfidës Cadiz – Barcelona (përfundoi 0-4) detyroi gjyqtarin e njohur Del Carlos del Cerro Grande të ndërpriste ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë të sëmurit. Një vendim që, në fakt, i shpëtoi jetën të sëmurit.

    Sergio Salgado, një nga mjekët që mori pjesë në ndërhyrjen për rikthimin në jetë të spektatorit ka publikuar të hënën një postim në llogarinë e tij personale në Tëitter ku ka sqaruar shumë nga detajet e ndodhura në ato minuta ankthi. Ai siguroi se, vetëm me pajisjet mjekësore të stadiumit, spektatori nuk do të ishte gjallë sot.

    “Në stadiumin e Cádizit duhet të ketë një pajisje shëndetësore të vetëmjaftueshme dhe të mos varet nga burimet e jashtme “për të hequr gështenjat nga zjarri”. Vetëm me mjetet që ndodheshin në stadium, ai pacient nuk do t’ia kishte hedhur kurrë”.

    Por klubi andaluz nuk ishte i vetmi objektiv i kritikave të këtij mjeku. Në të njëjtën deklaratë, ai zbuloi se pajisjet e përdorura për të ringjallur spektatorin ishin marrë hua pa pëlqimin e një punonjësi tjetër shëndetësor, i cili vendosi të kujdesej për një kameraman, të cilit i kishte rënë të fikët disa minuta më vonë, duke rrezikuar seriozisht transferimin jashtë stadiumit të personit që pësoi sulm në zemër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark