×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet për Insajderin vëllai i 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë

    Insajderi
    13 February 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.  Viktima ishte përfaqësuesi i Akademisë Infinit.

    Për Gazetën Insajderi ka folur vëllai i të ndjerit, Bekim Hamiti, i cili bën të ditur se nuk i dinë rrethanat e vdekjes.

    Ai tha se nuk kanë asnjë informatë, përveç atyre që i dinë nga mediat dhe Policia.

    Nuk kemi as ne info krejt çka dimë vetëm nga mediat dhe policia. Presim nga Policia e Kosovës që ta zbardh rastin” – tha vëllai i të ndjerit, Bekim Hamiti.

    Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark