×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet vëllai i gruas së vrarë në Pejë: Motra është anku ditët e fundit për burrin e saj…

    Insajderi
    16 April 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Dardani, ka folur për Insajderi, pas rastit tragjik të vrasjes së motrës së tij nga bashkëshorti, mëngjesin e sotëm në Pejë.

    Ai ka mohuar raportimet se ka pasur konflikt fizik me ish-dhëndërrin e tij – Edmond Lajqin – i cili dyshohet se vrau gruan e tij mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në qendër të Pejës.

    Dardan Ukella ka thënë për Insajderi, se ka pasur kontakt ditëve të fundit me motrën e tij, e cila siç thotë Dardani, i është ankuar se gjendja e burrit të saj nuk është e mirë.

    Por, gjithmonë sipas pretendimit të Dardanit, asnjëherë motra e tij nuk është ankuar se ka pasur dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi.

    Në fund, ai thotë se ka shumë gjëra për t’i folur, por që tani nuk është momenti.

    “Po, kam pasë kontakt kohët e fundit me motrën. Ka shumë sene që duhet mi folë po jo për momentin. Nuk kam pas ndonjë konflikt me dhëndrrin, as fizikisht as verbalisht. Ai qe 10 vite u kanë në depresion, nuk u kanë fort mirë, edhe narkoman po don me dalë. Motra është anku këto ditë për to, që su kanë mire po ai kurrë se ka prek, nuk ka pasë dhunë fizike”, ka thënë Dardan Ukella – vëllai i Gjyljetës.

    Familja Ukella ka hapur të pamet në shtëpinë e tyre për Gjyljeta Ukellën.

    Derisa, i dyshuari për krimin e rëndë, Edmond Lajqi, është vetëdorëzuar në polici dhe tani ekipet hetimore janë duke intervistuar atë.

    Çifti kishin tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

    Lidhur me rastin përvec familjarëve, kanë reaguar edhe krerët e institucioneve dhe figura publike.

    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e mërkurë te jetë ditë zie në Kosovë.

    /Insajderi.org/

    https://insajderi.org/policia-jep-detaje-per-vrasjen-ne-peje-2/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark