×
Insajderi / Insajderi

FSK-ja e gatshme t’i ofrojë trajnime ushtrisë maqedonase

Insajderi
23 October 2022 - 16:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës për ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit për ushtrinë maqedonase.

Këtë gatishmëri, Mehaj e ka shprehur në një takim me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska.

“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbejë me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Një fushë tjetër në të cilën ai thotë se janë marrë vesh të bashkëpunojnë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark