×
  • Sport
  • Sport

    Genc Nuza do të ndaj drejtësin në këtë ndeshje të Conference League

    Insajderi
    18 September 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të marrin besimin e UEFA-s për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e rëndësishme evropiane.

    Për herë të dytë që nga debutimi i tij në arenën evropiane, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

    Në fakt, UEFA ia ka besuar Nuzës ndeshjen ndërmjet skuadrës bullgare, Ludogorets dhe asaj sllovake, Spartak Trnava, në kuadër të Grupit H, e cila zhvillohet të enjten në Razgrad, në orën 18:45.

    Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Ndërkaq, në VAR do të jenë gjyqtarë zviceranë.genc nuza Archives | SuperSport

    Të rikujtojmë se Genc Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë evropianë për edicionin 2023/24. /Telegrafi/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark