×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobitet shoferi në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

    Insajderi
    02 September 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një shofer pasi në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h.

    Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

    “Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, njoftoj policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark