×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtja me armë në Gjakovë – ndalohen edhe tre persona, Insajderi sjell emrat dhe dosjen

    Insajderi
    18 April 2024 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë ditë pas gjuajtjes me armë zjarri në qendër të Gjakovës, policia ka arritur që mbrëmjen e sotme t’i ndalojë edhe tre personat që ndodheshin në arrati. Të ndaluarit janë Zeki Hasanaj, Ardian Hasanaj dhe Egzon Muqaj.

    Ata, me 14 prill ishin gjuajtur me armë zjarri me Endrit Berishën, ndaj këtij të fundit tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

    Të katër të përfshirë në rast dyshohen për dy vepra penale; “vrasje në tentativë” dhe “armë mbajtje pa leje”.

    Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rastin.

    Si kishte ndodhur rasti?

    Sipas prokurorisë Ardian Hasanaj, Egzon Muçaj dhe Zeki Hasanaj kanë tentuar t’a privojnë nga jeta me armë të dëmtuarin/të pandehurin, Endrit Berisha.

    Ndërkohë, edhe Berisha kishte përdorur armë zjarri ndaj tyre.

    Fillimisht bëhet me dije se të tre, kishin shkuar me veturë tek banesa e tij, pastaj e njëri prej tyre, Egzon Muçaj e kishte telefonuar te njëjtin në Snapchat, por i njëjti nuk i përgjigjet.

    Pastaj i shkruan “jam afër banesës tënde a po del poshtë”, pas kësaj Berisha del poshtë banesës dhe aty sulmohet fizikisht me të pandehurit e tjerë Egzon Muçajn, Ardian Hasanaj e Zeki Hasanajn.

    Pas rrahjes, Zeki Hasanaj thuhet se I drejtohet me fjalët “nxjerre armën dhe vraje”, Egzon Muçajt dhe në atë moment Endriti largohet nga vendi I ngjarjes, ndërkohë ndaj tij shtie me armë zjarri nga ana e Egzon Muçajt.  

    Berisha, gjatë ikjes si mburojë i kishte shfrytëzuar veturat e parkuara pranë banesës ndërkohë tre të pandehurit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, edhe sot ndodhen në arrati.

    “Më datë 14.04.2024, rreth orës 19:35 min, në Gjakovë në rrugën “Anton Çeta”, lagje kjo e frekuentuar dhe banuar nga qytetarët, me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin /të pandehurin Endrit Berisha, ashtu që të pandehurit pasi janë marrë vesh mes vete shkojnë rreth orës 19:32 min tek banesa e të dëmtuarit Endrit, ku vozitës i veturës “Golf 7”, me targa 07-91-ER ishte i pandehuri Egzon Muçaj, i njëjti e thirrë në Snapchat të dëmtuarin pasi i dëmtuari nuk i përgjigjet i shkruan “jam afër banesës tënde apo del poshtë”, me atë rast me të dalë poshtë i dëmtuari, i pandehuri Egzon nga vetura “Golf 7″ ia bën me dorë, ashtu që sapo afrohet prej tij nga vetura del dhe i thotë “çfarë problemi ki me Ardianin”, me atë rast nga vetura dalin edhe dy të pandehurit e tjerë Ardian Hasanaj dhe Zeki Hasanaj, ku Ardiani e godet të dëmtuarin me të dy duart në fytyrë, i pandehuri Zeki i thotë të pandehurit Egzon “nxjerre armën vraje”, me atë rast i dëmtuari Endrit ka filluar të ikë ku i pandehuri Egzon e nxjerrë nga brezi armën N.N dhe dëgjohet një krisme arme, pastaj i dëmtuari është ndjekur nga pas nga i pandehuri Zeki me qëllim të kapjes, ndërsa të pandehurit Ardian dhe Egzon e gjuajnë nga pas me armë N.N deri sa i dëmtuari arrin të arratiset nga vendi i ngjarjes përmes fshehjes prapa veturave që gjindeshin të parkuara si: veturës “VË Polo” dhe “Golf 6” e të cilat dëmtohen nga gjuajtjet e armëve, ndërsa të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes dhe deri tani janë në arrati”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Prokuroria akuzon, Ardian Hasanajn që rreth orës rreth orës 19:35 min e ka përdorur armën e tij kundër të dëmtuarit Endrit Berisha nga Gjakova.

    “…përdorim ky për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme mes tyre, e që nga nata kritike deri më tani i pandehuri gjindet në arrati, me çka në këtë mënyrë i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka mbajtur, poseduar dhe përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë në Kosovë”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

    E njëjta akuzon rëndon edhe ndaj Egzon Muçajt.

    “Më datë të pacaktuar e deri më 14.04.2024 dhe në vazhdim, në rrugën “Anton Çeta”, në Gjakovë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët në Kosovë 05/L-022 ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim armën e llojit të panjohur N.N, ku ka përdorur natën kritike rreth orës 19:35 min kundër të dëmtuarit Endrit Berisha nga Gjakova, përdorim ky për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme mes tyre, e që nga nata kritike deri më tani i pandehuri gjindet në arrati, me çka në këtë mënyrë i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka mbajtur, poseduar dhe përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë në Kosovë”.

    Ndërohë, armë në mënyrë të kundërligjshme në natën kritike kishte përdorur edhe i pandehuri Zeki Hasanaj.

    “…ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim armën e llojit të panjohur N.N, ku ka përdorur natën kritike rreth orës 19:35 min kundër të dëmtuarit Endrit Berisha nga Gjakova, përdorim ky për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme mes tyre, e që nga nata kritike deri më tani i pandehuri gjindet në arrati, me çka në këtë mënyrë i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka mbajtur, poseduar dhe përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë në Kosovë”, thotë prokuroria.

    I ndaluar nga Policia, çka thotë prokuroria për Endrit Berishën?

    Prokuroria akuzon Endrit Berishën, se ka dashur t’i privojë nga jeta të dyshuarit Ardian Hasanaj, Zeki Hasanaj dhe Egzon Muçaj të tre nga Gjakova.

    Me të arritë tek vetura e tyre, Berisha goditet me shuplakë nga Ardian Hasanaj dhe vetëm pastaj ky i fundit e nxjerr armën nga brezi dhe fillon të gjuajë teksa ikë.

    Poashtu ndaj tij rëndon vepra penale “vrasje në tentatië” si dhe armë mbajtje pa leje.

    “…në atë mënyrë pasi është thirrë në Snapchat nga i dëmtuari Egzon Muçaj, të cilit nuk i përgjigjet, pastaj pranon sms ku i shkruan se është “afër banesës apo del poshtë”, atëherë i pandehuri merr armën e llojit “Sig” me numër ser: P-66575, Cal 7.65 mm, e vendosë në brezë, shkon dhe takohet me të njëjtin i cili i thotë “çka ke pas me Ardianin”, me atë rast goditet nga Ardiani me shuplaka në fytyrë, atëherë i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi e karrikon dhe gjuan me të, pastaj fillon të ikë, ndërsa tre të pandehurit e ndjekin pas, ashtu që i pandehuri Endrit gjuan tek të njëjtit me armë në drejtim të tyre derisa arrin të arratiset pas fshehjes së bërë tek vetura “VË Polo” me targa 01-209-PP dhe “Golf 6″ me targa 07-959-DC që gjindeshin të parkuara”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

    Burimet kanë informuar Gazetën se viktima, Endrit Berisha ka pasur një konflikti para pesë viteve personin me emër Ardian Hasanaj i cili me qëllim hakmarrjeje ka shkuar në shtëpinë e Endrit Berishës.

    Lidhur me rastin ka lëshuar njoftim edhe Policia e Kosovës. Bëhej me dije se nuk është raportuar për të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes ishin gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.

    “Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhej në njoftimin e PK’së.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark