×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola nuk frikësohet nga ‘magjia’ e Realit në Ligën e Kampionëve: Do t’i eliminojmë

    Insajderi
    09 May 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit se shpreson të arrijë në finale me klubin anglez për herë të dytë.

    Sezonin e kaluar, City u ndal në të njëjtën fazë të kompeticionit nga i njëjti kundërshtar. Reali fitoi më pas dy ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

    “Sezonin e kaluar luajtëm mirë në të dyja ndeshjet, por nuk mjaftoi. Por ajo që ndodhi, ndodhi. Gjithçka është pas nesh dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë hakmarrje. Do ta eliminojmë Realin një herë dhe do të fitojmë Champions League. Erdhëm këtu për të bërë këtë sezon”, thotë Guardiola dhe shton:

    “Ne nuk patëm sukses sezonin e kaluar sepse Reali di të luajë këto lloj ndeshjesh, ata kanë përvojën e nevojshme. Sa më shumë të luajmë kundër skuadrave më të mira nga Evropa, aq më afër do të jemi drejt fitimit të trofeut të Champions League”, tha Guardiola.

    Ndeshja Real Madrid – Manchester City do të luhet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” në orën 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark