×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Hana po fluturon”, shfaqje e re e regjisores Arifi

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten në Teatrin “Adriana” të Ferizajit jepet premiera e shfaqjes “Hana po fluturon”, me tekst të dramaturges Arta Arifit dhe regji të Iliriana Arifit.

    Në këtë shfaqje luajnë aktorët Dardane Mehmeti, Edoona Berisha, Dashuri Rexhepi, Arben Marevci, Gresë Gashi, Nea Hamza dhe Nexhat Xhokli.

    Skenografia: Bekim Korça,

    Kostumografia: Eleonora Gagica,

    Projeksion: Florian Çanga,

    Udhëheqës artistik: Besim Uksmajli,

    Ndriçimi: Hajrullah Elezi,

    Tonist: Naim Berisha,

    Dizajni grafik: Ngadhënjim Ismani,

    Mjeshtër i skenografisë: Avni Ajvazi,

    Teknik skene: Valmir Hashani dhe Florim Hashani.

    Disa fjalë për shfaqjen:

    Jeta e Anitës dhe Belinës është e lumtur, deri në momentin kur pranë shtëpisë së tyre vendosën të ndërtojnë një spital. Burrat e tyre janë pajtuar me çdo gjë. Shtëpia do të rrëzohet, dhe muri përballë do të bie.

    Por Anita dhe Belina nuk mund të largohen nga ky mur dhe kujtimet e tyre. Ato i dërgojnë një letër kryetarit, ku kërkojnë që të ndalohen rrenimet. Pas shumë përpjekjesh për të ndaluar rrenimet, Anita dhe Belina ngjiten mbi mur dhe vendosin të protestojnë. Me rënien e murit bie edhe jeta e tyre, bashkë me sekretin e fshehur për vite të tëra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark