×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Arritjet tona si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-në në veçanti

    Insajderi
    29 June 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Amy English këshilltare speciale e senatores amerikane, Jeanne Shaheen.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Takova znj. Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, znj. Jeanne Shaheen. E falënderova për angazhimin dhe kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta për vendin”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.

    “Me znj. English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe e informova për shqetësimin tim dhe të Aleancës për veprimet e pakoordinuara te Kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA. Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit”.

    “Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohen çdo ditë”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark