×
Insajderi

Haxhiu vendos të hesht pas akuzave nga kunati i saj, ish-aktivisti i VV’së Dardan Krasniqi

Insajderi
04 May 2023 - 17:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asnjë reagim nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi u atakua nga ish- aktivisti Dardan Krasniqi me të cilin ka edhe një lidhje familjare. Dardan Krasniqi është vëllai i bashkëshortit të ministres, Alban Krasniqit, shkruan Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje ministres gjatë ditës së sotme por ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Dardan Krasniqi është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje por jo vetëm. Ai është larguar edhe nga Kosova.

E pas largimit, ka shprehur një mori pakënaqësish ndaj disa bashke partiakëve të tij.

Ndër to, ishte edhe ministrja Haxhiu të cilën e akuzoi se ka punësuar si këshilltare një ish deputete të LDK’së.

Bëhet fjal për këshilltaren e ministers Vlora Limanit – Hajnunit e cila iu bashkua Lëvizjes.

Krasniqi shkroi se: – Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!

Gazeta Insajderi kishte raportuar se ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani – Hajnuni e cili votoi pro mocionit për shkarkimin e Albin Kurtit në pandemi, ne muajin shkurt të këtij viti ka fituar një pozitë të lartë duke u emëruar këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Lexo edhe:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark