×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri: Lajçak vjen si propozim i BE-së po me pëlqimin e plotë të amerikanëve

    Insajderi
    20 September 2023 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kryeministri Kurti po jep kritika ndaj një emisari i cili ka eksperiencë dhe përvojë të madhe në diplomaci, siç është Mirosllav Lajçak.

    Sipas Hazirit, Lajçak është ndërmjetës me pëlqim të Bashkimit Evropian por që mbështetet plotësisht edhe nga ShBA-ja

    “Në asnjë rrethanë, delegacioni i Kosovës në krye me Kurtin nuk ka arritë me imponu pozicion të Kosovës. Kritika karshi z. Lajçak, i cili vjen si emër në këto bisedime nga përvoja e tij në Ballkan, nga përvoja e tij në diplomaci dhe mënyra se si është zgjedh është tregues i qartë; z. Lajçak vjen si propozim i BE-së po me pëlqimin e plotë të amerikanëve”, ka theksuar Haziri në Kanal 10.

    “Kërkesat, kriteret e takimit të Kosovës me Serbinë nuk e kanë origjinën nga 2013-ta, e kanë prej viteve të 90-ta. Parimi i vendit neutral, i ndërmjetësit ndërkombëtar edhe i garancioneve nga ShBA-ja, kanë qenë kritere që Kosova i ka imponu tash e 30 vjet në politikë. Kurti i ka ndryshuar këto kritere të bisedimeve. Por ka ‘pjellë’ një rezultat si marrëveshja e Ohrit që është kthy boomerang”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark