×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti: Banka Botërore thotë Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara”, mashtrimet po marrin fund

    Insajderi
    14 May 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti ka cituar Bankën Botërore, duke thënë se “Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’”.

    Hoti tha se kjo dëshmon se “pavarësisht” sfidave, Kosova gjatë qeverisjeve të kaluara është zhvilluar, e jo varfëruar.

    Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet”, shkroi Hoti në Facebook.

    Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, shtoi ai.

    Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, shkroi Hoti në fund të postimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark