×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I burgosuri u gjet pa shenja jete, pezullohen nga puna drejtori dhe zyrtarë të tjerë të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan

    Insajderi
    13 December 2022 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H, kjo pasi që i burgosuri në këtë qendër u gjet pa shenja jete.

    Lajmin e ka bërë të ditur SHKK me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

    “Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosi për pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre” – shkruhej në njoftimin e SHKK.

    Ndryshe, të martën rreth në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

    Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark