×
  • Showbiz
  • Show

    I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

    Insajderi
    04 October 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duane ‘Keffe D’ Davis, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur u paraqit për herë të parë në gjykatë sot i cili u arrestua javën e kaluar në lidhje me të shtënat fatale në makinë të reperit, në 1996.

    Ai u akuzua për përdorimin e një arme vdekjeprurëse nga një juri e madhe, sipas avokatit të qarkut Clark County Las Vegas, Steve Wolfson.

    Në një seancë dëgjimore që u zhvillua mëngjesin e sotëm, Reuters raportoi se 60-vjeçari u paraqit para gjykatësit Tierra Jones dhe tha se avokati i tij kërkoi një vazhdim dy-javor.

    Gjykatësi e pranoi kërkesën, që do të thotë se ai do të kthehet sërish në gjykatë më 19 tetor.

    Davis u shfaq me një bluzë blu dhe pantallona të ngjashme dhe u prangos gjatë gjithë seancës.

    Ai pritet të qëndrojë në paraburgim deri në datën e ardhshme gjyqësore.

    Policia e Las Vegas e mori atë në paraburgim javën e kaluar, pas një hetimi të gjatë për vdekjen e ikonës së muzikës.

    Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua në afërsi të Las Vegas Strip natën e 7 shtatorit 1996.

    Ylli i ndjerë po udhëtonte me një BMW kur dikush me një Cadillac hapi zjarr ndaj tij në një semafor të kuq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark