×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I kërkuar për vjedhje të orëve “Rolex” në Bahrein – Gjykata liron në arrest shtëpiak burrin e Arta Bajramit

    Insajderi
    07 February 2023 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa i arrestuar të premten e 3 shkurt nga Policia e Kosovës, është liruar sot në arrest shtëpiak. Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për grabitjen e një ore “Rolex”, në Bahrein. Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi, Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Gazeta Insajderi

    Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar para katër ditësh nga policia, për vjedhjen e një ore “Rolex”, në Bahrein.

    Sekiraqa u arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku sipas policisë i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 10 vite burgim.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e policisë, të datës 3 shkurt.

    Tashmë, Xhemajl Xhimi Sekiraqa i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja” po mbahet ne arrest shtëpiak nga organet e rendit në Kosovë.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Gjykata Themelore në Prishtinë.

    “Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit – të kërkuarit për ekstradim Xhemajl Sekiraqes”

    “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh, drejtuar Gjykatës së Apelit”, thuhet në përgjigjet e Gjykatës dhënë Insajderit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark