×
  • Sport
  • Sport

    “I pasoj kujt të dua”, Onana ndez edhe njëherë “sherrin” me Dzekon

    Insajderi
    11 March 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andre Onana dhe Edin Dzeko patën një përplasje në fushë gjatë ndeshjes së parë në raundin e 1/8-tave të Champions League.

    Gardiani dhe sulmuesi nuk mundën ta ruanin gjakftohësinë me boshnjakun që iu hakërrue gardianit ganez. Gjithsesi, kjo temë u mbyll me lojtarët që bënë paqe në dhomat e zhveshjes ndërsa klubi dhe trajneri mbyllën një sy duke mos marrë asnjë masë për futbollistët.

    Tashmë, Inter është para ndeshjes së kthimit në Portugali me Porton dhe gardiani Onana i rikthehet episodit me Dzekon. Portieri sqaron se bëhet fjalë për një tension normal gjatë një ndeshje futbolli ndërsa shtoi se për të fituar, edhe mund të ndodhë që t’i bërtasë shokëve të skuadrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark