×
  • Sport
  • Euro 2020

    Ia del Danimarka e Eriksenit, kalon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

    Insajderi
    03 July 2021 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çekia dhe Danimarka u përballen sot në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan Insporti.

    Kur po luhej minuta e 5’të e takimit, danezët arritën të kalojnë në epërsi, kjo pas golit të mesfushorit të Dortmundit, Thomas Delaney, teksa për 2:0 shënoi sulmuesi i Nices, Kasper Dolberg.

    Ishte Patrik Schick ai që shënoi për çekët, për ta ngushtuar avantazhin, i cili e barazoi Cristiano Ronaldon me golat e shënuara në këtë Kampionat, 5, por goli i tij nuk ia doli të jetë vendimtar që Çekia të vazhdojë tutje

    Kujtojmë se, të dyja Kombëtaret kanë pasur formë të mirë dhe kanë treguar cilësi të lartë duke befasuar.

    Danimarka në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Angli. /Insporti/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark