×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ia morën rreth 16 mijë euro e pasaportën nën kërcënimin e thikës”, shtetases ukrainase në Prishtinë i hyjnë gjashtë persona në banesë

    Insajderi
    03 February 2024 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Ukrainës është grabitur nga rreth gjashtë persona.

    Sipas nioftimit ata i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 16 mijë euro, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci”. në Prishtinë.

    “Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark