×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Inteligjenca në plan të dytë, duhet vullnet për të qenë i suksesshëm

    Insajderi
    04 September 2019 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Psikologes Angela Duckworth iu deshën vite të tëra studimi të subjekteve të ndryshme për të dalë në këtë përfundim. Ndërsa krahason arritjet e karrierës, shpjegoi ajo për Forbes, ndodh të gjendesh përpara një përfundimi të papritur.

    Shumë prej atyre që në shkollë kanë qenë fëmijë me një IQ prej gjeniu dhe që mësuesit i konsideronin të jashtëzakonshëm, mezi kanë avancuar në karrierë, thotë Duckworht që i mbështet këto pretendime në verifikimet e vetë, të bëra në kohë, transmeton “Tch”.

    Si mund të ndodhë kjo? Shpjegimi që jep psikologja është se inteligjenca nuk duhet konsideruar si treguesi më i mirë për suksesin në të ardhmen.

    Sekreti i madh i suksesit, thotë ajo nuk është talenti; është puna, këmbëngulja dhe vullneti.

    Përpjekjet e vazhdueshme, dëshira për të ecur përpara pavarësisht vështirësive e madje edhe dështimeve, të çojnë drejt përmirësimit, që vjen në këtë mënyrë ngadalë, por i sigurt. Tek njerëzit shumë të suksesshëm, Duckworth zbuloi së pasioni i shtynte të mos dorëzoheshin, ndërsa vetë rrugëtimi i tyre, sado i lodhshëm, kishte qenë po aq I rëndësishëm sa rezultati final.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark