×
  • Sport
  • Sport

    Interesim i jashtëzakonshëm i mediave për ndeshjen Kosovë – Zvicër

    Insajderi
    07 September 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 100 gazetarë të mediumeve të vendit dhe të huaja kanë bërë kërkesë për ta përcjellë ndeshjen në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Ndeshja ka ngjallur interesim për shkak të shqiptarëve të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Uran Bislimit dhe Ardon Jasharit.

    Mbi 20 mediume janë nga shtete të ndryshme të Evropës, kryesisht të Zvicrës.

    Kërkesa janë bërë edhe për transferim të ndeshjes nga televizione dhe radio të Zvicrës.

    Disa do të vendosen në tribuna, ndërsa disa do të kenë qasje vetëm për konferencë dhe në “mix-zone”.

    Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet të shtunën dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”. Kosova ka pak gjasa për kalim tutje, ndërsa Zvicra është pranë që ta marrë biletën për në Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark