×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ironia e Kurtit për vërejtjet e BE-së: Nuk jam në dijeni, duhet të takohem me Bislimin

    Insajderi
    15 February 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për vërejtjet nga Bashkimi Evropian, për dy nga gjashtë kushtet e tij për Asociacionin. Këtë gjë e bëri të ditur javën e kaluar numri dy i qeverisë, Besnik Bislimi.

    Se nuk kanë folur për këtë çështje e tha vet kryeministri Kurti.

    Ai theksoi se ndoshta duhet të takohet me Bislimin për ta pyetur se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së.

    “Nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet. Mbase duhet ta takoj dhe shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së. Edhe një herë po e them, ato gjashtë kushte, gjashtë parime, janë të tilla që mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjit, që të mos jetë mono-etnik, që të kemi reciprocitet të të drejtave të komuniteteve joshumicë”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

    Bislimi kishte potencuar se BE ka vërejtjet e saj në dy kushte por se cilat janë ato dhe ka vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak kur është në Prishtinë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark