×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ishte i shqetësuar për vrasjen e motrës”, kjo është gjendja e personit që mbeti i plagosur në Ferizaj

    Insajderi
    12 April 2024 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua

    Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

    Në vendngjarje u plagos edhe vëllai i viktimës.

    Shefi i emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu ka treguar se gjendja shëndetësore e të miturit, që sot mbeti i plagosur nga të shtënat që ia morën jetën edhe motrës së tij, është stabile.

    “Pacientin e kemi pranuar rreth orës 15 me autoambulancë. Përmes radiografisë e kemi parë se në parakrahun e djathtë ka pasë plumb, të cilin e kemi larguar. Ai është në gjendje stabile është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për T7.

    Ai tha se i mituri ka qenë “shumë i shqetësuar” meqë ka qenë dëshmitar i vrasjes së motrës së tij. Megjithatë, Fazliu tha se ai është pranuar në gjendje stabile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark