×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufi: Me Ramushin kryeministër puna nis në orën 7:00

    Insajderi
    22 May 2017 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër ka shumë gjasë që vendimin e parë që do ta marrë të jetë që puna në administratë publike të filloi nga ora 7 e mëngjesit.

    Sipas tij, në 100-ditshin e Qeverisë së Haradinajt në atë kohë ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm edhe jashtë orarit të punës duke pasur parasysh intensitetin e zhvillimeve që kanë ndodhë.

    “Prandaj unë kam të njëjtin mendim se zoti Haradinaj do të jetë i përpiktë dhe po ashtu do të ketë disiplinë në punën e tij në mënyrë që të gjithë të ndihemi mirë se punojmë për shtetin tonë”, ka thënë Isufi për gazetën Fjala.

    Ai thotë se Haradinaj i jep rëndësi të madhe punës në jetën e tij dhe për këtë kujton kohën kur kanë punuar bashkë.

    “Zoti Haradinaj gjithmonë zgjohet herët dhe kur ka qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës kur kem bashkëpunu me të por edhe në Qeveri. Është njeri që më shumë i jep rëndësi punës dhe normalisht tërë kohën e ka punë”, thotë Isufi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark