×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Italia pritet të përfshihet nga stuhitë, rrëzohet një helikopter

    Insajderi
    20 May 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh Emilia-Romagna në Itali është goditur nga moti i keq. Reshjet e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa zona duke “fundosur” qindra banesa.

    Sipas raportimeve nga mediat italiane, reshjet mund të bëjnë që nivelet e lumenjve të rriten sërish

    Sot raportohet se një helikopter është rrëzuar në Belricetto di Lugo, në provincën e Ravenës, teksa ishte përfshirë në një ndërhyrje për prishje të linjave të energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq.

    Sipas njoftimeve, katër personat në bord kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Nga pozicioni i rrënojave në tokë, u hipotezua për një ulje të gabuar, për shkaqe nën hetim, me përplasje të dhunshme nga pjesa e përparme. 

    Sipas raporteve nga Prefektura e Ravenës, helikopteri është një avion privat që fluturoi ulët në emër të Enel për të kontrolluar linjat e energjisë në Ca di Lugo. 

    Sipas autoriteteve, deri më tani janë regjistruar 14 viktima. Ndërhyrjet ndihmëse për popullatën vijojnë 24 orë në ditë dhe 8 mijë qytetarë kanë gjetur tashmë mikpritje në hotele dhe në strukturat e ngritura nga bashkitë në palestra, salla sportive dhe shkolla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark