×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ‘Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’- Ahmeti reagon për vrasjen e gruas në QKUK

    Insajderi
    30 November 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe.

    Për rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

    “Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’, tha Ahmeti në ATV.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark