×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapiteni policor në Podujevë dyshohet se u vra nga pakujdesia – Policia jep detaje

    Insajderi
    19 November 2018 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Halit Zhdrella, zyrtar policor ka mbetur i vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve të marrë nga arma e zjarrit.

    Për këtë Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se e kanë arrestuar një person.

    Rasti nga zyrtarët e Policisë është cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar: T. Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    Komunikata e plotë:

    Vritet një person në fshatin Penuh të Podujevës

    Prishtinë, 19 nëntor 2018– Mbrëmë rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Penuh të Podujevës, nga arma e zjarrit është plagosur një person.

    Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën:

    H. Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

    Vdekja eviktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.

    Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar:

    * T. Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit

    është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark