×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet pronari i marketit në Gjilan pasi njoftoi se nuk shet më produkte serbe

    Insajderi
    01 January 2023 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i një marketi në Gjilan ka vendosur që t’i ndalojë në lokalin e tij produktet që vijnë nga Serbia.

    Ai ka deklaruar se nga sot, 1 janar 2023, në marketin e tij nuk do të mbajë më produkte me origjinë nga Serbia.

    Sipas tij, ai nuk dëshiron të kontribuojë në rritjen e buxhetit të qeverisë “fashiste serbe”, ani pse – siç thotë ai – nuk ka asgjë kundër pupullit serb, e sidomos kundër serbëve lokale, që jetojnë në Kosovë.

    Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë për pronarin Alban Osmani, pasi ai ka shkruar se pas këtij veprimi, ka hasur në sabotazhe e kërcënime.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark