Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është parë nën shoqërinë e disa figurave kyqe të PDK’së. Në një darkë të madhe shihet Limaj bashkë me disa ish zyrtarë të PDK’së.
Pjesëmarrja e Fatmir Limajt, liderit të Nisma për Kosovën, në ndejën e PDK’së ka habitur shumë njerëz.
I larguari i dikurshëm nga PDK-ja, Limaj, ka krijuar afërsi të madhe kohëve të fundit me gardën e vjetër të partisë.
Gazeta Insajderi ka mësuar se Limaj është i preferuari i gardës së vjetër për të kandiduar për kryetar të PDK’së, në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme.
Por, Limaj e ka vështirë rrugën drejt këtij posti. Garda e re është kategorikisht kundër ngjitjes së Limajt në krye të partisë.
Mbështetës të tij janë vetëm një pjesë e gardës së vjetër. Këtë afërsi e ka dëshmuar edhe sonte.
Është bërë bashkë me ta në Kleçkë.
Mbrëmjen e sotme, figurat kyqe të PDK’së janë mbledhur përreth sofrës së mbushur me mish e birra.
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, Sami Lushtaku ka publikuar disa fotografi nga kjo darkë që shihet prezenca e disa figurave të rëndësishme të partisë.
Pjesë e kësaj darke është edhe ish ministri nga PDK, tashmë kryetar i Nismës, Fatmir Limaj.