×
Insajderi / Insajderi

đ—©đ—œđ——đ—˜đ—ą – KĂ«to janĂ« veturat milionĂ«she qĂ« u sekuestruan nĂ« auto sallonin “Lipjani”

Insajderi
02 March 2023 - 14:25
autosallon lipjani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Policia e KosovĂ«s me urdhĂ«r tĂ« prokurorisĂ« Themelore tĂ« Ferizajt ka zbarkuar tek lokalet e “Auto Sallonit Lipjani” qĂ« ndodhet nĂ« ÇagllavicĂ«, mĂ«son Insajderi nga burimet e saja.

Në kuadër të një aksioni që ka ndërmarr sot në tri komuna, Ferizaj, Vushtrri dhe Prishtinë janë bastisur rreth 21 auto sallone, shtëpi e lokale.

NdĂ«r to Ă«shtĂ« edhe “Auto sallon Lipjani”. Pronar i kĂ«tij salloni Ă«shtĂ« Mahir Arifi.

Insajderi mëson se këtij i janë sekuestruar rreth 10 vetura, njëra ndër to është një veturë me çmim rreth 500 mijë euro.

Gazeta ta kontaktuar autosallonin por sapo ka mësuar pyetjen ai ka ndërprerë telefonatën.

Këto janë veturat e sekuesturara:

Gazeta Insajderi raportoi mĂ« herĂ«t edhe pĂ«r dy sallone tĂ« bastisur. NjĂ«ri gjendet nĂ« dalje tĂ« PrishtinĂ«s, rrugĂ«s pĂ«r Ferizaj, konkretisht nĂ« ÇagllavicĂ«, dhe tjetri nĂ« Ferizaj.

Aksioni që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit është zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale: Fajde, Shmangia nga tatimi dhe Detyrimi. / Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark