×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi

    Insajderi
    17 March 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shpallur 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

    Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviq, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

    Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

    Të dyja vendimet vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

    Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.

    Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark