×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kjo skuadër e dëshiron Barcelonën në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve

    Insajderi
    14 December 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Maurizio Sarri thotë se skuadra e Lazios s’është në nivelin e duhur psiqik për Ligën e Kampionëve, megjithatë dëshiron të përballet me Barcelonën.

    Lazio avancoi si pozitë e dytë nga faza e grupit, pavarësisht humbjes 2:0 në udhëtim te Atletico Madrid.

    Lazio tani mund të përballet ndaj një skuadre të mëdha, si Real Madrid, Man City, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Barcelona apo edhe Real Sociedad.

    I pyetur se cilën skuadër e do, Sarri deklaroi se preferon katalunasit meqenëse s’është përballur asnjëherë me ta në karrierën e tij.

    I vetmi klub i madh që nuk jam përballur në karrierë është ndoshta Barcelona. Do të ishte pak befasuese. Do të doja ta vizitoja Camp Noun megjithatë”.

    Kemi dëshmuar në vitet e fundit se po vuajmë psiqikisht kur jemi më shumë se një kompeticion. Sezonin e kaluar ishim të dobët në Evropë dhe më të vendosur në Serie A, këtë vit është e kundërta”.

    Kjo dëshmon se nuk jemi psiqikisht në nivelin e duhur. E pranoj këtë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark