×
  • Sport
  • Sport

    ‘Klan anti-Benzema’ në kombëtaren franceze. Kishte një grup lojtarësh nuk e donin “Topin e Artë”. Shikoni videon…

    Insajderi
    24 December 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Botërori “Katar 2022” ka përfunduar me Argjentinën e Lionel Messit kampione e Botës, pasi triumfoi në finale kundër Francës (3-3, 4-2 me penallti). Disfata nuk është pranuar në kampion francez, zhurma sa vjen dhe shtohet.

    Në kombëtaren ‘blu’ mungonte Pogba dhe Kante për shkak të dëmtimeve. Në prag të ndeshjes së parë, nga Doha u larguar edhe “Topi i Artë”, Karim Benzema, për shkak të një problemi muskulor, i cili as u zëvendësua, por edhe as nuk u kthye më.

    Sulmuesi i Real Madridit, me gjasa u shërua dhe ishte i gatshëm të bashkohej me ‘blutë’ në Katar në prag të finales. Tani, që gjërat shikohen dhe gjykohen me një standart tjetër, lindin dyshimet, se Benzema nuk e deshën një lojtarësh në skuadër.

    Trajneri Didier Deschamps kurrë nuk e konsideroi realisht mundësinë e rikthimit të tij. Sipas asaj, që deklaron gazetari francez Romain Molina, në këtë ‘histori’ ka edhe diçka tjetër. Marrëdhënia e vështirë me trajnerin nuk ishte faktori i vetëm i ndarjes mes Benzema dhe kombëtares franceze.

    Në mediat franceze ka nisur të ërflitet se, jo të gjithë brenda grupit e kishin vlerësuar rikthimin e Karim në kombëtare (pas 6 vitesh mungesë) në funksion të Euro 2020. Në veçanti, kapiteni Hugo Lloris dhe Antoine Griezmann kanë patur pakënaqësi për rikthimin e tij në skuadër. E gjithë kjo konfirmohet nga një video, në një darkë ekipore më shumë se një vit më pare. Pikërisht kur Deschamps mirëpret përsëri sulmuesin.

    Imazhet tregojnë të dy lojtarët, duke duartrokitur në mënyrë të shkëputur, pa qejf. Situata, sipas Molinës, do t’i atribuohej faktit se Lloris dhe Griezmann kishin frikë se figura e Benzemas mund të kufizonte lidershipin e tyre në dhomat e zhveshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark