×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Shtimes merr vendim: 1000 euro për trenjakët, 500 për binjakët

    Insajderi
    01 February 2024 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi Komunal i Shtimes ka votuar Propozim-Vendimi për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024.

    Kryetari i komunës, Qemajl Aliu, tha se tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1 mijë euro.

    “Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark