×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Konferencë shkencore në shenjë të 120- vjetorit të lindjes së Ernest Koliqit

    Insajderi
    15 May 2023 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë, gjegjësisht Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, në bashkëpunim me Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, kanë organizuar konferencën shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120- vjetorin e lindjes”.

    Në këtë konferencë morën pjesë studiues të ndryshëm dhe njohës të veprës letrare të Ernest Koliqit, që është një nga krijuesit më të vlershëm të letërsisë shqipe në gjysmën e parë të shekullit XX. Ai shquhet për përmbledhjet me tregime “Hija e maleve”, “Tregtarë flamujsh” “Pasqyrat e Narcisit”, dhe për romanin “Shija e bukës mbrume”. Po ashtu, ai shkroi edhe poezi, kontribuoi në themelimin e revistave letrare, si dhe gjatë kohës sa ishte ministër arsimi ndikoi në arsimimin dhe emancipimin e madh të shoqërisë shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark