×
  • Showbiz
  • Show

    Konflikti me Cllevion, Prokuroria kërkon që Noizy të kryejë test psikologjik

    Insajderi
    25 July 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Noizy e denoncoi Kleviol Ahmetajn për përndjekje, që i ka shkatuar ankth dhe frikë.

    Ky i fundit përfundoi i arrestuar pas problemeve me Noizy-n, ndërsa në rrjete sociale të dy djemtë u përpoqën të japin versionin e tyre të historisë.

    Konflikti i tyre është rikthyer sërish në vëmendje sot, ndërsa Prokuroria i ka kërkuar Noizy-t dhe babait të tij të kryejnë test psikologjik. Kjo, që psikologu të vërtetojë nëse gjendja e reperit është vërtetë e rënduar siç pretendon.

    Nëse do të rezultojë që po, Kleviol Ahmetaj mund të rrezikojë sërish burgun. Megjithatë ai shprehet se është e palogjikshme që t’i ketë shkaktuar ankth edhe frikë, pasi Noizy çdo ditë shihet në koncerte dhe shumë i lumtur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark