×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ushtarak

    Insajderi
    03 December 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, sot bëri të ditur se takoi ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshin, me ç’rast theksoi se Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve.

    Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, siç shkroi Mehaj, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.

    “Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, shtoi Mehaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark